Politike

Caktohet DATA! Begaj vendos 14 Majin si ditën e zgjedhjeve vendore

Begaj nxit të gjitha palët që të shkojnë drejt kësaj date me përulësi dhe respekt ndaj qytetarëve dhe kundërshtarëve politikë.

24 Tetor 2022, 15:04 Nga A.B
Caktohet DATA! Begaj vendos 14 Majin si ditën e zgjedhjeve vendore
Bajram Begaj

TIRANË- 14 Maj është dita e zgjedhjeve vendore 2023. Kjo datë është caktuar ditën e sotme nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj. Presidenti e vlerëson periudhën deri në zgjedhje si shumë të rëndësishme për përmbylljen me sukses të kësaj sfide demokracie për institucionet, partitë politike dhe gjithë shoqërinë shqiptare, si dhe thekson se është koha për të demonstruar përkushtim dhe bashkëpunim institucional, pjekuri politike dhe përgjegjshmëri qytetare.

Caktohet DATA! Begaj vendos 14 Majin si ditën e zgjedhjeve vendore

Begaj nxit të gjitha palët që të shkojnë drejt kësaj date me përulësi dhe respekt ndaj qytetarëve dhe kundërshtarëve politikë. Kreu i Shtetit i fton votuesit të mos anashkalojnë detyrën qytetare të mirë-informimit mbi alternativat politike dhe ushtrimit të të drejtës së votës, të pandikuar nga interesa, që cënojnë votën dhe vullnetin e lirë. Begaj nënvizon se Komisioni i Reformës Zgjedhore ka detyrimin të përshpejtojë punën dhe të adresojë në kohë të gjitha çështjet e dala nga rekomandimet e raportit të OSBE/ODIHR-it.

Me këtë rast, Begaj vlerëson nevojën e vendosjes së normalitetit politik në pushtetin vendor dhe u bën thirrje partive politike që të shkojnë në këto zgjedhje me alternativa politike serioze e konkurruese, që kanë në qendër të vëmendjes qytetarin dhe standardet më të mira demokratike.

Duket se presidenti ka marrë në konsideratë kërkesën e deputetit të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj. Ky i fundit i kërkoi Begajt që të mos e caktojë datën para datës 21 Tetor, por pas saj, kur të përfundojë afati i komisionit i reformës Administrative-Territoriale.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta kanë rënë dakord që të dilet me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet vendore. Mirëpo, ende nuk kanë zyrtarizuar emrat. 

zgjedhjet vendore 2023 bajram begaj

Sondazh

Poll