Politike

Anëtarësimi në BE/ Ambasadorja Hohmann: Shqipëria të dyfishojë përpjekjet! Të bëhet më shumë pë lirinë e medias dhe të mbrohen gazetarët

Ambasadorja Hohmann përmendi edhe lirinë e fjalës, si një aspekt për të cilin tha se Shqipëria duhet të bëjë më shumë. Ajo shtoi se pritet një mbrojtje më e mirë e gazetarëve si dhe fuqizimi i transmetuesit publik.

24 Tetor 2022, 12:37 Nga e.k
Anëtarësimi në BE/ Ambasadorja Hohmann: Shqipëria të
Christiane Hohmann

TIRANË- Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë Christiane Hohmann u shpreh se vendi ynë duhet të dyfishojë përpjekjet për t'u integruar në BE tani që negociatat janë hapur. Duke folur në ceremoninë e hapjes së edicionit të 7 të Shkollës së Integrimit Europian ku të pranishëm ishin dhe kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe deputetja demokrate, Jorida Tabaku ambasadorja u shpreh se procesi i anëtarësimit në BE më shumë se sa procesi teknik, është një proces që duhet të përfshihet e gjithë shoqëria

 “Jo vetëm që kemi filluar negociatat por përpara 10 ditësh pata mundësinë të prezantoja raportimin e KE për Shqipërinë. Me negociatat ne kemi filluar atë që njihet si procesi i analizës legjislative. Kjo është edhe faza e parë prandaj dhe ju do shihni këto faza të procesit. Proces i anëtarësimit në BE është shumë më shumë se sa procesi teknik, është një proces që duhet të përfshihet e gjithë shoqëria. Të gjithë duhet ta kuptojnë se çfarë po ndodh. Duhet parë se çfarë duhet bërë më tepër me reformat dhe prandaj raporti vjetor për Shqipërinë është i rëndësishëm. Të gjithë mund të shikojnë se çfarë ka ndodhur”.

Ambasadorja Hohmann përmendi edhe lirinë e fjalës, si një aspekt për të cilin tha se Shqipëria duhet të bëjë më shumë. Ajo shtoi se pritet një mbrojtje më e mirë e gazetarëve si dhe fuqizimi i transmetuesit publik.

“Ka dhe fusha ku ka patur pak ecuri ose aspak, që është liria e fjalës. Pritet mbrojtje më e mirë e gazetarëve, të fuqizohet pavarësia e transmetuesit publik, si dhe qëndrueshmëria financiare në sektor. Nuk ka hapësirë këtu për interpretim pasi hapësirat janë bërë të qarta. Por në këtë fazë që ne jemi BE pret që Shqipëria të ridyfishojë përpjekjet e veta për të trajtuar këto reforma kyçe, por edhe që të sjellë në tryezë të gjithë aktorët e rëndësishëm, edhe nga shoqëria civile. Nga ky këndvështrim, Shkolla e Integrimit Evropian është për të rritur ndërgjegjësimin”, deklaroi ambasadorja e BE.   

christiane hohmann

Sondazh

Poll