Politike

Reforma Territoriale, Alibeaj takon Ballën në Kryesinë e Kuvendit, a do të ketë dakordësi?

PD kërkon një rritje të numrit të njësive të qeverisjes vendore, ndërsa PS deklaron se nuk do të ketë shtim të numrit, por pranon diskutimin me grupin Alibeaj. 

24 Tetor 2022, 11:56 Nga f.g
Reforma Territoriale, Alibeaj takon Ballën në Kryesinë e
Taulant Balla dhe Enkelejd Alibeaj

TIRANE- Ka nisur në Kryesinë e Kuvendit takimi mes kryetarit të grupit të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe deputetit të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj. Takimi ka në fokus negociimin për ndryshimet në draftin final që do të votohet në Kuvend për Reformën e Re Territoriale. Deri më tani, PD kërkon një rritje të numrit të njësive të qeverisjes vendore, ndërsa PS deklaron se nuk do të ketë shtim të numrit, por pranon diskutimin me grupin Alibeaj. 

Më 11 tetor, në raportin që u lexua në Komisionin e Posaçëm për Reformën Territoriale PS doli në përfundimin se nuk kishte kohë për ndryshime duke lënë në fuqi reformën e vitit 2014. 

Deri më tani PD kërkonte një hartë të zgjeruar me 33 njësi të qeverisjes vendore të shtuara duke e çuar numrin e bashkive në 94 dhe uljen e qarqeve nga 12 në 6 dhe përcaktimin e tyre si rajone. PS deklaroi se mund ta ndryshonte hartën aktuale ndërsa pranon negociimin vetëm me grupin e Alibeajt që kërkon gjithashtu 94 bashki./Dosja.al

enkelejd alibeaj taulant balla reforma territoriale 2022

Sondazh

Poll