Politike

Rama nga Jeruzalemi: Gjyshja ime, më e mençur se të gjithë shkencëtarët që njoh në Shqipëri

Kreu i qeverisë shtoi se gjyshja i thoshte se djemtë kur rriten bëhen burra dhe burrat nga natyra nuk janë krijesa perfekte. 

24 Tetor 2022, 14:44 Nga F.M
Rama nga Jeruzalemi: Gjyshja ime, më e mençur se të gjithë
Edi Rama

JERUZALEM- Kryeministri Edi Rama e ka onsideruar gjyshen e tij shumë më të zgjuar se të gjithë shkencëtarët shqiptarë që njeh. I pranishëm në Izrael, teksa liste për lidhjen mes dy vendeve, Rama tha se sa herë që e ëma dhe i ati shfaqnin pakënaqësi ndaj tij, ishte gjyshja ajo që i thoshte të mos mërzitej, pasi prindërit gjithmonë do të kishin ankesa. Kreu i qeverisë shtoi se gjyshja i thoshte se djemtë kur rriten bëhen burra dhe burrat nga natyra nuk janë krijesa perfekte. 

"Gjyshja ime ishte katolike. Ajo nuk shkoi kurrë në universitet, por më besoni se kishte një mençuri të pakrahasueshme me të gjithë shkencëtarët që unë njoh në Shqipëri. Ajo më thoshte kur prindërit e mi ishin të pakënaqur me mua, meqë ra fjala isha një fëmijë i vështirë. Nuk mund të bëhesh kryeministër i Shqipërisë nëse nuk je fëmijë i vështirë. Unë mërzitesha me ta dha ajo më thoshte: “Mos u shqetëso. Rri i qetë. Kështu janë prindërit. Je djalë dhe djemtë bëhen burra dhe burrat nga natyra nuk janë krijesa të përsosura dhe perfekte. Kështu do të bësh gabime gjithë jetës, sepse je burrë. Por ka një gjë që nuk duhet ta harrosh. Një burrë mund të përballojë të bëjë gabime, por nuk mund të përballojë të jetë i mërzitshëm,"- tha Rama ndër të tjera. 

edi rama rama ne izrael

Sondazh

Poll