Politike

Ish-deputetja socialiste i bashkohet protestës së pedagogëve (FOTOJA)

Hafizi është pedagoge në departamentin e Fizikës dhe kamerat e kanë pikasur krah kolegëve të saj në Korpusin Universitar.

24 Tetor 2022, 11:53 Nga F.M
Ish-deputetja socialiste i bashkohet protestës së pedagogëve
Mimoza Hafizi

TIRANË- Ish-deputetja e Partisë Socialiste Mimoza Hafizi, e cila është përplasur shumë herë me kryeministrin Edi Rama i është bashkuar protestës së sotme të pedagogëve. Hafizi është pedagoge në departamentin e Fizikës dhe kamerat e kanë pikasur krah kolegëve të saj në Korpusin Universitar.

Pedagogët janë futur sot në javën e dytë të bojkotit. Ata kërkojnë rritje page. Qeveria ka deklaruar një rritje deri në 15% që nuk është pranuar nga stafi akademik. Ata kërkojnë një rritje sa Kosova e vendet e tjera të rajonit.

mimoza hafizi protesta e pedagogeve

Sondazh

Poll