Aktualitet

Dyshohet se përdhunoi të miturën, arrestohet 19-vjeçari në Mallakastër

24 Tetor 2022, 12:47 Nga e.k
Dyshohet se përdhunoi të miturën, arrestohet 19-vjeçari
Foto ilustruese

MALLAKASTËR- Një 19-vjeçar i identifikuar me inicialet L.B është arrestuar nga Policia pasi dyshohet se në qershor të vitit të shkuar ka përdhunuar një 15-vjeçare. Gjykata e Fierit kishte lëshuar ndaj të riut masën e "arrestit me burg"por deri më sot ai ia kishte dalë t'i shmangej Policisë. 

Lidhur me ngjarjen materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

NJOFTIMI I POLICISË:

I shpallur në kërkim, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 15-vjeçare, pa dëshirën e saj, lokalizohet dhe vihet në pranga. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër, në vijim të punës për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të shpallur në kërkim, bazuar në inteligjencë informative, kapën dhe ndaluan shtetasin: -L. B., 19 vjeç, banues në Mallakastër, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 05.04.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”. 19-vjeçari, dyshohet se në qershor të vitit 2021, ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase 15 vjeçe, pa dëshirën e saj. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll