Aktualitet

PROTESTA/ Pedagogu: Ka presion politik, studentëve po u merren mungesa

Ai shtoi se gjithashtu, në një formë kërcënimi, po merren edhe mungesa për studentët.

24 Tetor 2022, 12:26 Nga F.M
PROTESTA/ Pedagogu: Ka presion politik, studentëve po u merren mungesa
Pedagogu

TIRANË- Një nga pedagogët e pranishëm në protestë është shprehur se ka pasur presion nga ana e qeverisë që të mos dalin në shesh. Në një prononcim për EuroNews nga sheshi, pedagogu thotë se  janë njoftuar mbledhje me arsyen e vetme që pedagogët mos të marrin pjesë në tubim. Ai shtoi se gjithashtu, në një formë kërcënimi, po merren edhe mungesa për studentët.

“Pjesëmarrja është shumë e lartë, nëse marrim parasysh presionin, intimidimin, frikën për të mos marrë pjesë në protestë. Kemi pasur presion që të mos marrim pjesë në protestë. Janë njoftuar mbledhje pas mbledhje, vetëm për të penguar ardhjen në protestë. Sindikata nuk ka bërë kërkesë vetëm për pagat. Ne duam të rrisim cilësinë e mësimit dhe të përballojmë nevojat. Presioni dhe shantazhi janë të paimagjinueshëm. Nuk kemi hallin vetëm te rritja e pagës. Të gjithë e dinë se po lëvizim për të shëndoshur universitet. Pedagogët nuk ia dalin dot me pagat. Nuk po flasim për pedagogët që kanë lidhje me ministra e pedagogë, por për pedagogët e nderuar që nuk fusin duart në xhepat e shqiptarëve,”- tha ai.

protesta e pedagogeve

Sondazh

Poll