Aktualitet

Tentoi të kalonte me dokumente false, 22-vjeçari kapet në Portin e Durrësit

Ai tentoi të kalonte kufirin me dokumente të falsifikuara. I riu i identifikuar me inicialet R.D banues në Tiranë tashmë do të përballet me akuzën e falsifikimit të pasaportave ose vizave.

24 Tetor 2022, 12:06 Nga e.k
Tentoi të kalonte me dokumente false, 22-vjeçari kapet në
Porti i Durrësit

DURRËS- Një 22-vjeçar nga Tirana ka rënë në prangat e Policisë në Portin e Durrësit. Ai tentoi të kalonte kufirin me dokumente të falsifikuara. I riu i identifikuar me inicialet R.D banues në Tiranë tashmë do të përballet me akuzën e falsifikimit të pasaportave ose vizave.

NJOFTIMI I POLICISË:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës arrestuan në flagrancë, për veprën penale "Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave", shtetasin R. D., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap nga shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Port Durrës, duke tentuar të kalojë kufirin me dokumente të falsifikuara,” njoftoi Policia Durrës.

durres policia e durresit

Sondazh

Poll