Aktualitet

Pedagogia në protestë: Çunat e fortë na kërcënojnë me Vetting, duhet ‘kimioterapi’ në universitete

Sipas saj, të njëjtën gjë kanë bërë edhe në universitete.

24 Tetor 2022, 11:48 Nga F.M
Pedagogia në protestë: Çunat e fortë na
Pedagogia e Fakultetit të Historisë, Albana Deda

TIRANË- Një pedagoge e Fakultetit të Historisë, Albana Deda ka bërë thirrje për ‘kimioterapi’ në universitete. E pranishme në protestën që po zhvillohet në Korpusin Universitar, pedagogia tha se ky vend ka krijuar kasta politke që i vendos kudo që mundet. Sipas saj, të njëjtën gjë kanë bërë edhe në universitete.

“Këta kanë synim denigrimin tonë pa fakte. Nuk është kryer ende akreditimi, nuk është kryer as rankimi që të na thonë me fakte se në cilën fazë jemi ne. Gjithçka që flitet është në kuadrin e demagogjisë. Kanë krijuar kastat që do të trashëgojnë dhe dhuntitë e tyre. Unë në këtë portestë kam njohur kolegë të adhurueshëm, duhet të kishte filluar një kimioterapi prej kohësh në universitete. Mendova se me ne nuk do guxonin ta kishin këtë lloj qasje. Nëse analizon diskursin e kësaj situate që drejtohet nga një person ku duhet të shin grupe pune, vërej përvec formulës se jemi në krize nuk jepet asnjë argument tjetër i debatueshëm për kërkesat tona. Ka me shumicë struktura kërcënuese alla çunash të fortë të tipit “janë në pakicë” “nuk e meritojnë emrin që kanë” “do u bëjmë veting”, që në thelb dëshmojnë së pari ndjenjën e inferioritetit ndaj nesh dhe së dyti dëshmon mundesën e argumentit e dëshirës për të ulur, dëgjuar e zgjidhur problemet,”- tha ajo ndër të tjera.

albana deda protesta e pedagogeve

Sondazh

Poll