Aktualitet

Sherr me thika në Durrës, plagoset 37-vjeçari, prangoset autori

Sherri mes tyre ka nisur për motive të dobëta por është përshkallëzuar duke çuar deri në plagosje.

24 Tetor 2022, 11:48 Nga e.k
Sherr me thika në Durrës, plagoset 37-vjeçari, prangoset autori
Foto ilustruese

DURRËS- Një 37-vjeçar i identifikuar me inicalet F.J ka rënë në prangat e Policisë pasi pas një sherri ka plagosur me thikë fqinjin e tij të identifikuar me inicialet M.H. Sherri mes tyre ka nisur për motive të dobëta por është përshkallëzuar duke çuar deri në plagosje.

Mësohet si i plagosur ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

NJOFTIMI I POLICISË:

Arrestohet një 37-vjeçar në Durrës pasi plagosur me thikë fqinjin e tij.

Sipas burimeve zyrtare, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin F. J., 37 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, me shtetasin M. H., 37 vjeç (fqinji i tij), e ka goditur këtë të fundit, me mjet prerës (thikë).

Shtetasi M. H. ndodhet aktualisht në gjendje të mirë shëndetësore. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

durres policia e durresit

Sondazh

Poll