Aktualitet

Protesta e pedagogëve, Sindikata peticion Presidentit dhe Ambasadave: Paga si në Kosovë

Ata kërkojnë që niveli i pagave të arrijë atë të Universiteteve publike të Kosovës, brenda dy viteve me rritje 30% në tetor 2022 dhe 20 % në Tetor 2023

24 Tetor 2022, 11:22 Nga f.g
Protesta e pedagogëve, Sindikata peticion Presidentit dhe Ambasadave: Paga
Sander Kovaci

TIRANE- Në ditën e 6 të bojkotit universitar, pedagogët kanë dalë në një protestë në të gjithë vendin përpara universiteteve ku kanë kërkuar rritje pagash dhe kushte më të mira pune. Në një letër të hapur dërguar presidentit Bajram Begaj, institucioneve publike dhe ambasadave të huaja, pedagogët kërkojnë rritje pagash, dhe 8 kërkesa të tjera që kërkojnë adresim nga autoritetet publike. 

Ata kërkojnë që niveli i pagave të arrijë atë të Universiteteve publike të Kosovës, brenda dy viteve me rritje 30% në tetor 2022 dhe 20 % në Tetor 2023.

“Të nderuar prej më shumë se dy javësh trupa akademike e institucioneve të arsimit të lartë në Shqipëri kanë nisur një protestë në kërkesën e tyre sa i takon rritjes së pagave. Gjykojmë se mungesa e vëmendjes dhe mbështetjes financiare nga të gjitha qeveritë kanë ndikuar në largimin e studentëve dhe stafit akademik nga vendi ynë. Kjo është tashmë një çështje e interesit kombëtar. Trupa akademike i është drejtuar qeverisë me disa kërkesa që kanë për qëllim ndryshimin e kësaj panorame kaq të trishtueshme. Qeveria është përpjekur t’i konsiderojë ato si kërkesa me nxitje politike.

Kryeministrit të Shqipërisë i kërkojmë të ndalojë intimidimet ndaj drejtuesve të sindikatës dhe të trajtojë me seriozitet të lartë kërkesat e bëra prej pedagogëve.”-thuhet në letër./Dosja.al

protesta e pedagogeve sandër kovaçi

Sondazh

Poll