Aktualitet

E lidhën të moshuarën dhe i morën 10 mijë euro, zbardhet pas një viti grabitja në Greqi, mes të arrestuarve një shqiptar

Tre janë autorët e përfshirë në ngjarje, mes tyre një 48-vjeçar shqiptar, një 46-vjeçar rumun si dhe një 58-vjeçar grek, banues i zonës.

24 Tetor 2022, 11:39 Nga d.a.
E lidhën të moshuarën dhe i morën 10 mijë euro,
policia greke

GREQI- Është zbardhur një grabitje e ndodhur në tetor 2021 në Plataria të Thesprotisë, pas një hetimi shumë mujor nga Nëndrejtoria e Sigurimit të Igumenicës në Greqi.

Sipas mediave vendase, tre janë autorët e përfshirë në ngjarje, mes tyre një 48-vjeçar shqiptar, një 46-vjeçar rumun si dhe një 58-vjeçar grek, banues i zonës.

Të tre autorët kishin arritur të mblidhnin informacione dhe kur u siguruan që një e moshuar ishte e vetme në shtëpi, ata bënë planin e tyre. Një grek, një rumun dhe një shqiptar ishin ata që fshiheshin pas momenteve torturuese që përjetoi 77-vjeçari.

Autorët kishin hyrë në shtëpinë e saj gjatë natës duke thyer hyrjen kryesore dhe i lidhën gojën së moshuarës, ndërsa në shtëpi qëndruan rreth dy orë. Ata morën rreth 10,000 euro para të gatshme dhe bizhuteri dhe më pas u larguan. 

Policia e Igumenicës, duke përdorur materiale vizive dhe duke hequr privatësinë telefonike, ka arritur të identifikojë tre autorët dhe ti vërë në pranga.

policia greke arrestohet shqiptari ne greqi

Sondazh

Poll