Aktualitet

Detaje të reja, 12-vjeçarja në Greqi vizitoi 5 herë një shtëpi publike ku u abuzua nga 25 burra, çfarë u zbulua në 2 celularët e saj

Hetimi ka zbuluar gjithashtu se tortura fizike mbi 12-vjeçaren ka nisur në prill të këtij viti por komunikimi prëmes celularëve Redmi dhe Iphone që kishte vajza, ka nisur që në në verën e 2021-ës

24 Tetor 2022, 11:00 Nga f.g
Detaje të reja, 12-vjeçarja në Greqi vizitoi 5 herë
Nena e vajzes


GREQI- Fqinjët tanë grekë janë ende të shokuar nga zbulimi i rastit më të fundit, të një 12-vjeçareje e abuzuar seksualisht dhe e përdhunuar nga mbi 25 burra. Mediat greke kanë publikuar së fundmi të dhëna të tjera që tregojnë se vajza kishte shkuar për vizitë 5 herë në një shtëpi publike në Gazi, atje ku mendohet se kanë abuzuar seksualisht mbi 25 burra.

Hetimi ka zbuluar gjithashtu se tortura fizike mbi 12-vjeçaren ka nisur në prill të këtij viti por komunikimi prëmes celularëve Redmi dhe Iphone që kishte vajza, ka nisur që në në verën e 2021-ës. Dy telefonat ishin lidhur me karta krediti dhe paratë vinin nga të huajtë, ku mes tyre është një uzbekistanez, 65 vjeç.

Në pranga është nëna e vajzës bashkë me 53-vjeçarin Ilias Michos që dyshohet se gjithashtu e ka përdhunuar vajzën dhe më pas i gjente klientët përmes një aplikacioni. E ëma e vajzës luante rolin e tutores dhe në llogarinë bankare të saj iu gjetën 110 mijë euro që i kishte marrë përmes shfrytëzimit të vogëlushes. Hetimi vazhdon dhe vajza ndodhet në gjendje tejet të rënduar psikologjike ku po trajtohet nga mjekët./Dosja.al

perdhunohet 12-vjeçarja ne greqi perdhunohet e mitura ne greqi

Sondazh

Poll