Aktualitet

VIDEO/ Transportonte kundrejt fitimit 5 emigrantë, arrestohet 52-vjeçari në Tepelenë

52-vjçari u arrestua në aksin nacional Tepelenë-Memaliaj. Pas kontrollit të forcave Blu është bërë dhe konstatimi i 5 emigrantëve që vinin nga vendet MENA.

24 Tetor 2022, 10:35 Nga e.k
VIDEO/ Transportonte kundrejt fitimit 5 emigrantë, arrestohet
Pamje nga shoqërimi në Polici

TEPELENË- Një 52-vjeçar i identifikuar me inicialet P.V banues në Tiranës ka rënë në prangat e Policisë së Tepelenës pasi u kap në flagrancë duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm. 52-vjçari u arrestua në aksin nacional Tepelenë-Memaliaj. Pas kontrollit të forcave Blu është bërë dhe konstatimi i 5 emigrantëve që vinin nga vendet MENA.


Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

 NJOFTIMI I POLICISË:

Transportonte kundrejt fitimit, 5 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 52-vjeçari.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tepelenë dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit, mbështetur me inteligjencë informative, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Road Guard 46”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

-P. V., 52 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, në aksin nacional “Tepelenë-Memaliaj”, duke transportuar me automjetin e tij, kundrejt fitimit, 5 emigrantë nga vendet MENA, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Vijon puna për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

tepelene policia e tepelenës

Sondazh

Poll