Aktualitet

FOTO/ "BMW-ja" del nga rruga dhe përplaset me grilën e një biznesi! Plagoset shoferja

Aksidenti ndodhi në lagjen ‘Nënë Tereza’ dhe e plagosura u dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin rajon të Lezhës ku është nën kujdesin e mjekëve.

24 Tetor 2022, 10:11 Nga e.k
FOTO/ "BMW-ja" del nga rruga dhe përplaset me grilën e
Makina e përfshirë në aksident

LEZHË- Një grua identiteti i së cilës nuk është i ditur ka mbetur e plagosur mëngjesin e sotëm në Lezhë pasi humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me grilat e një biznesi. Aksidenti ndodhi në lagjen ‘Nënë Tereza’ dhe e plagosura u dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin rajon të Lezhës ku është nën kujdesin e mjekëve.

FOTO/ "BMW-ja" del nga rruga dhe përplaset me grilën e
Makina e përfshirë në aksident

Fatmirësisht në momentin e ngjarjes, dyqani ishte i mbyllur duke mos shkaktuar të plagosur të tjerë. Ndërkohë policia nisi hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

lezhe aksidentet rrugore

Sondazh

Poll