Aktualitet

Rikthehen hakerat! Iranianët publikojnë të dhënat personale dhe hyrje-daljet e gruas së ish-kreut të SHISH

Gjithashtu, në të dhënat e publikuara shihen edhe hyrje-daljet e bëra nga Miranda Bendo, bashkëngjitur me mjetet me të cilat ka përdorur për kalimet në kufi. 

24 Tetor 2022, 10:00 Nga F.M
Rikthehen hakerat! Iranianët publikojnë të dhënat personale
Të dhënat e Miranda Bendos

TIRANË- Hakerat iranianë kanë publikuar edhe të dhënat e bashkëshortes së ish-kreut të Shërbimit Informativ të Shtetit, Helidon Bendo. Në të dhënat e publikuara nga hakerat në grupin e tyre në Telegram shihen të gjitha të dhënat personale të Miranda Bendos, duke nisur që nga kartat e identitetit që ajo ka ndërruar çdo 10 vite, siç edhe është rregulli. 

Gjithashtu, në të dhënat e publikuara shihen edhe hyrje-daljet e bëra nga Miranda Bendo, bashkëngjitur me mjetet me të cilat ka përdorur për kalimet në kufi. 

Nuk dihet ende se përse mund të përbëjë interes publikimi i të dhënave personale të bashkëshortes së ish-kreut të SHISH. Dosja.al ka të plotë dosjen me të dhënat e Bendos, por nuk i publikon për çështje privatësie. 

Më herët, hakerat iranianë janë futur në arkivën e Shërbimit Informativ Shetëror dhe kanë publikuar të gjitha mjetet e identifikimit të ish-drejtorit Helidon Bendo, një skenar ky i përdorur edhe me ish-Drejtorin e Policisë së Shtetit, Gledis Nano.  Hakerat publikuan numrat e celularëve të qytetarëve shqiptarë. Sulmet ndaj sistemit TIMS nuk janë ndalur dhe kanë nisur prej muajsh.

Më 9 shtator sistemi TIMS në pikat e kalimit kufitar u godit nga një sulm kibernetik. Dosja.al arriti të siguronte mesazhin e dërguar në kompjuterët e policëve në pikat e kalimit kufitar u ishte shkruar "Shqipëria po vuan dhe do të vuajë ende përkrahjen që i ka dhënë iranienëve të MEK". Gjatë kësaj kohe, hakerat kanë nxjerrë të dhëna të tjera, lidhur me sistemin MEMEX apo dhe të TIMS, por Policia e Shtetit ka mohuar që databazat e bëra publike të jenë të dhënat zyrtare ku ruhen dosjet e Policisë së Shtetit.

miranda bendo helidon bendo irani sulmon shqiperine

Sondazh

Poll