Aktualitet

Pedagogët sërish bojkot e tubim sot, Berisha thirrje për pjesëmarrje masive: Mbështetje totale protestës së fuqishme universitare

 Në një postim në rrjetet sociale, Berisha thotë se protesta do të jetë e fuqishme dhe do të ketë bojkot të procesit mësimor.

24 Tetor 2022, 09:48 Nga e.k
Pedagogët sërish bojkot e tubim sot, Berisha thirrje për
Protesta e pedagogëve

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë thirrje për mbështetje të protestës kombëtare që kanë lajmëruar pedagogët për këtë të hënë, 24 tetor. Në një postim në rrjetet sociale, Berisha thotë se protesta do të jetë e fuqishme dhe do të ketë bojkot të procesit mësimor.

"Sot, në ora 11:00, bojkot dhe protestë e fuqishme kombëtare universitare para Korpusit Qendror të UPT-së. Mbështetje totale protestës universitare! sb", shkruan kreu i selisë Blu.

POSTIMI I SALI BERISHËS:

protesta e pedagogeve sali berisha

Sondazh

Poll