Aktualitet

Rruga Thumanë-Kashar-Fier/ Banorët e Bërxullës në protestë: Duam të dimë a na rrezikohen banesat

Banorët pretendojnë se nuk kanë marrë asnjë njoftim lidhur me projektin, e as për shpronësimet.

23 Tetor 2022, 11:06 Nga A.B
Rruga Thumanë-Kashar-Fier/ Banorët e Bërxullës në
Protesta

BËRXULLË- Banorët e Bërxullës janë ngritur ditën e sotme në protestë për projektin e rrugës Thumanë-Kashar-Fier. Ata thonë se kompania Gener2 që ka fituar projektin me koncesion për 35 vite, në kundërshtim me ligjin, ka nisur punën në terren pa pasur një leje ndërtimi. Banorët pretendojnë se nuk kanë marrë asnjë njoftim lidhur me projektin, e as për shpronësimet.

Banorët kanë bërë kërkesë për informacion më të detajuar për projektin dhe të dhënat teknike.

“Nuk është marrë asnjë masë nga pushteti vendor. Shteti nuk i ka kushtuar asnjë vëmendje kësaj proteste. Jemi kundër dëmshpërblimeve për cmimin 4400 lekë për m2 që është qesharak. Nuk po reagon asnjë institucion, ne nuk do tërhiqemi. Ne do i përshkallëzojmë protestat.Ne do protestojë deri sa të themi që ne e bëmë punën tonë,e dhe po vdiqëm e kemi thënë një llaf. Shpresa vdes e fundit. Ne do e fitojmë”-tha një prej banorëve.

Ndërkohë në zonë kanë mbërritur dhe disa forca policie. 

Kjo është hera e dytë që banorët e Bërxullës janë ngritur në protestë. Ata janë shprehur se nuk janë kundër projektit por problematika sipas tyre është te vlera e tokës dhe banesës.

protesta ne berxulle

Sondazh

Poll