Aktualitet

“Kush e njeh?”/ Blushi kërkon të takohet me personazhin me mbiemrin e tij, merr përgjigje në FB

Blushi pyet se kush mund të jetë B.Blushi, duke postuar foton në FB, kërkon që kushdo e njeh personin të fjalë të mund të komunikojë me të.

23 Tetor 2022, 09:03 Nga A.B
“Kush e njeh?”/ Blushi kërkon të takohet me personazhin me
Foto e dy personave te Liqeni

TIRANË- Ben Blushi ka ndarë me ndjekësit një fotografi të bërë nga liqeni, ndërsa shihet një burrë dhe një grua. Ajo që ka tërhequr vëmendjen e Ben Blushi ka qenë mbishkrimi në bluzën e burrit, në pjesën e pasme të bluzës shënohet B.Blush dhe numri 35.

Blushi pyet se kush mund të jetë B.Blushi, duke postuar foton në FB, kërkon që kushdo e njeh personin të fjalë të mund të komunikojë me të. Mirëpo, si për çudi ai mori përgjigje nga vetë personi me emrin B.Blushi. Ai i tregon se është personi në foto, si dhe si shpjegon numrin në bluze. 

'E vertete, z. Blushi, nuk jeni ju sepse B. Blushi ne foto jam une. E kam emrin Besmir, nuk e qelluat ne shenje. Dhe sigurisht numri 35, ka kuptimin e moshes sime, si dhurate nga dikush i afert i imi. Foton bardhe e zi e bejme kur te doni. Respekte.''- shkruan Besmir Blushi.

“Kush e njeh?”/ Blushi kërkon të takohet me personazhin me

Ben Blushi, i lumtur nga përgjigjia, i bën ftesë që të takohen dhe të ndajnë historinë e jetës me njëri tjetrin.

'Faleminderit Besmir dhe me vjen mire qe u njohem. Jam i bindur qe origjina jone e larget rrjedh nga fshati Blush i Kolonjes, nga i cili gjyshi i gjyshit tim ka ikur ndoshta para 200 vitesh. Do doja te takoheshim kur te mundesh per te shkembyer historite tona.'- i kthen Blushi.

POSTIMI:

B. BLUSHI QË NUK E NJOH DEL NGA LIQENINuk e di kush është B.Blushi i cili ka dalë sot te liqeni për ecje, por di që B.Blushi në këtë foto nuk jam unë.Dikush ma coi këtë fotografi dhe unë e postova me shpresën se mund takoj këtë person dhe ta pyes kush është B.Blushi dhe si e ka emrin nga Bujar në Baftjar në Burim apo Blerim, Bekim, Beqir, Bamir apo ndoshta Ben. Dhe sigurisht c’kuptim ka numri 35? Jane 35 vjet apo është numri që mban B.Blushi në skuadrën me të cilën luan? Do doja shumë ta njihja B.Blushin keshtuqë kushdo që e njeh të më shkruajë. Nëse pranon do bëjmë nje fotografi bardhë e zi të dy si B.Blushi me B.Blushin.

ben blushi

Sondazh

Poll