Aktualitet

Protesta në Bërxullë, vajza: S'jemi kundër projektit, kërkojmë shpronësim me VKM-në e 2016-ës

Banorët shprehen se nuk janë kundër projektit, por kërkojnë informacion të detajuar mbi projektin dhe kërkojnë të ulen me firmën kontraktore.

23 Tetor 2022, 11:15 Nga A.B
Protesta në Bërxullë, vajza: S'jemi kundër projektit,
Protestuesja

BËRXULLË- Ditën e sotme banorët e Bërxullës dolën në protestë lidhur me kalimin e rrugës në këtë zonë. Ata janë kundër prishjes së banesave pa informacion të detajuar të tyre nga zgjerimi i rrugës ku preken mbi 20 banesa. Banorët bëjnë me dije se aty kanë ardhur makineritë për të nisur punimet, por nuk kanë asnjë transparencë lidhur me projektin.

Ata shprehen se nuk janë kundër projektit, por kërkojnë informacion të detajuar mbi projektin dhe kërkojnë të ulen me firmën kontraktore.

'Kanë filluar punimet pa pasur asnjë njoftim për qytetarët se kur do të nisin punimet. Nëse do ta kapim nga ana proceduriale, projekti nuk është bërë konform ligjit, nuk është kërkuar nga firma të ulet me banorët por janë bërë pazare tinëz, duke korruptuar njerëzit me 2 milionë. Ne shpronësohemi me VKM e 2016-ës. Vlera e cila është e përcaktuar, ne nuk jemi kundër zhvillimit të projektit, kërkojmë të shpronësohemi me vlerën e tregut, kërkojmë zbatimin nëse do lëvizet firma. 

Nëse nuk largohen do përshkallëzojmë protestën. Unë jam vetë përfaqësus i administratës publike, por kur prindërve të mi u cënohet pasuria, pa asnjë të drejtë, ku e gjeti të drejtën firma që vjen dhe më kërkon konsensus.'- u shpreh një prej protestuesve. 

proteste ne berxulle

Sondazh

Poll