Aktualitet

Lotaria amerikane/ Ambasada e SHBA: Aplikuesit duhet të ruajnë kodin e veçantë

Ambasada bëri me dije se ky kod do t’u duhet aplikuesve pas datës 6 maj, për të parë rezultatin e aplikimit nëse rezulton fitues apo jo.

23 Tetor 2022, 10:44 Nga A.B
Lotaria amerikane/ Ambasada e SHBA: Aplikuesit duhet të ruajnë kodin e
Llotaria amerikane

TIRANË-Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë kanë ndarë këshilla për qytetarët të cilët duan që të aplikojnë për llotarinë amerikane. Ambasada u bën të ditur qytetarëve që të ruajnë kodin që u shfaqet pas aplikimit të plotë për Vizën. 

Përmes një lajmërimi në Facebook, ambasada bëri me dije se ky kod do t’u duhet aplikuesve pas datës 6 maj, për të parë rezultatin e aplikimit nëse rezulton fitues apo jo.

POSTIMI i Ambasadës:

Këshillë për Lotarinë Amerikane: Pasi e keni dërguar aplikimin tuaj të plotë për Vizën e Shumëllojshmërisë për vitin 2024, do të shihni në ekran një lajmërim konfirmimi i cili përban një numër konfirmimi unik. Mbajeni këtë numër në arkivat tuaja. Pas datës 6 maj 2023 do ju duhet të përdorni këtë numër për të parë rezultatin e aplikimit tuaj këtu.

https://bit.ly/3EXIesr

llotaria amerikane

Sondazh

Poll