Aktualitet

Shpërndante kanabis, arrestohet i riu në Fier, policia i gjen dy armë në banesë (EMRI)

Policia ushtroi kontroll në banesën e tij, aty ku zbuloi 33 doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis dhe një sasi prej 630 gramë cannabis që do të ndahej në doza, për t’u shitur.

23 Tetor 2022, 10:52 Nga A.B
Shpërndante kanabis, arrestohet i riu në Fier, policia i gjen dy
Sendet e sekuestruara

FIER - Policia e Fierit ka vënë në pranga 31-vjeçarin Renato Vrenozin, gjatë operacionit të koduar “Radostina”.  Policia, mori informacion se Vrenozi, shiste lëndë narkotike, në qytetin e Fierit. Pas lokalizimit të tij, u bë e mundur dhe arrestimi. Policia ushtroi kontroll në banesën e tij, aty ku zbuloi 33 doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis dhe një sasi prej 630 gramë cannabis që do të ndahej në doza, për t’u shitur. Po ashtu, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale edhe 2 armë të ftohta, 1 thikë edhe 1 përfocues grushti, të cilat iu gjetën 31-vjeçarit, gjatë kontrollit fizik.

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet një tjetër operacion policor për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Operacioni policor i koduar “Radostina”, u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” të DVP Fier. Vihet në pranga një shtetas që ushtronte aktivitetin kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza. Sekuestrohen doza kanabisi dhe 2 armë të ftohta. Shërbimet e Policisë Fier, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative për një shtetas që shiste lëndë narkotike, në qytetin e Fierit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Radostina”.

Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi R. V., 31 vjeç, banues në Radostinë, Fier. Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit R. V. dhe kontrollit në banesën e tij, gjetën dhe sekuestruan 33 doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis dhe një sasi prej 630 gramë cannabis që do të ndahej në doza, për t’u shitur. U sekuestruan në cilësinë e provës materiale edhe 2 armë të ftohta, 1 thikë edhe 1 përfocues grushti, të cilat iu gjetën 31-vjeçarit, gjatë kontrollit fizik. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

arrestim ne fier fier renato vrenozi

Sondazh

Poll