Aktualitet

'Game over'/ Po vinin baste sportive në një lokal në Shkozë, policia arreston në flagrancë 3 persona

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në një lokal në Shkozë, shtetasit V. B., E. D. dhe A. K., u kapën në flagrancë duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit.

23 Tetor 2022, 10:57 Nga A.B
'Game over'/ Po vinin baste sportive në një lokal në
Policia

TIRANË- Tre persona janë arrestuar nga policia në kryeqytet. Këta persona, janë vënë në pranga pas finalizimit të operacionit 'Game Over'. Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në një lokal në Shkozë, shtetasit V. B., E. D. dhe A. K., u kapën në flagrancë duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit (basteve sportive), nëpërmjet aparateve celulare. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 aparatet celulare. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet, nga Komisariati i Policisë Nr. 1, operacioni policor i koduar "Game over 2". Vihen në pranga 3 shtetas. Sekuestrohen 3 aparatet celulare që ata përdornin për vënien e basteve sportive. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e lojërave të fatit, si dhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë organizuar kontrolle në lokale dhe ambiente të ndryshme, të cilat mund të vihen në dispozicion për organizimin e lotarive të palejuara dhe në këtë kuadër kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Game over 2". Në përfundim të veprimeve hetimore u arrestuan në flagrancë shtetasit:

- V. B., 25 vjeç, E. D., 24 vjeç dhe A. K., 33 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në një lokal në Shkozë, shtetasit V. B., E. D. dhe A. K., u kapën në flagrancë duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit (basteve sportive), nëpërmjet aparateve celulare.Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 aparatet celulare.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

arrestim ne tirane operacioni \'game over\' tirane baste sportive

Sondazh

Poll