Aktualitet

Maratona e Tiranës/ Nga 300 deri në 5000 Euro, sa para fitojnë tre çmimet e para për çdo kategori

Gara e sotme është e ndarë në disa kategori.

23 Tetor 2022, 10:25 Nga A.B
Maratona e Tiranës/ Nga 300 deri në 5000 Euro, sa para fitojnë
Gara

TIRANË- Ditën e sotme zhvillohet Maratona e Tiranës. Gara është e ndarë në katër kategori: “Marathon” gara e plotë që i dedikohet profesionistëve, “Half Marathon”, për ata që duan të sfidojnë veten, “Tirana 10K” ku garojnë kryesisht të apasionuarit pas maratonave, por jo profesionistë dhe kategoria “We Too” që është gara për personat me aftësi ndryshe.

Maratona e Tiranës/ Nga 300 deri në 5000 Euro, sa para fitojnë

Çmimet që do fitojnë garuesit për kategorinë Maratonë e plotë (Marathon) janë si më poshtë:

-Çmimi i vendit të parë për kategorinë Marathon (42.195 km) do të jetë 5000 Euro, për garuesit femra dhe meshkuj.
-Çmimi i vendit të dytë për kategorinë Marathon (42.195 km) do të jetë 3000 Euro, për garuesit femra dhe meshkuj.
-Çmimi i vendit të tretë për kategorinë Marathon (42.195 km) do të jetë 2000 Euro, për garuesit femra dhe meshkuj.
-Çmimet që do fitojnë garuesit për kategorinë Gjysmë-Maratonë (Half Marathon) janë si më poshtë:
-Çmimi i vendit të parë për kategorinë Half Marathon (21.0975 km) do të jetë 2000 Euro, për garuesit femra dhe meshkuj.
-Çmimi i vendit të dytë për kategorinë Half Marathon (21.0975 km) do të jetë 1500 Euro, për garuesit femra dhe meshkuj.
-Çmimi i vendit të tretë për kategorinë Half Marathon (21.0975 km) do të jetë 1000 Euro, për garuesit femra dhe meshkuj.

-Çmimet që do fitojnë garuesit për kategorinë Tirana 10K janë si më poshtë:

-Çmimi i vendit të parë për kategorinë Tirana 10K (10 km) do të jetë 800 Euro, për garuesit femra dhe meshkuj.
-Çmimi i vendit të dytë për kategorinë Tirana 10K (10 km) do të jetë 600 Euro, për garuesit femra dhe meshkuj.
-Çmimi i vendit të tretë për kategorinë Tirana 10K (10 km) do të jetë 500 Euro, për garuesit femra dhe meshkuj.

Çmimet që do fitojnë garuesit për kategorinë We Too janë si më poshtë:

-Çmimi i vendit të parë për kategorinë We Too do të jetë 500 Euro.
-Çmimi i vendit të dytë për kategorinë We Too do të jetë 400 Euro.
-Çmimi i vendit të tretë për kategorinë We Too do të jetë 300 Euro.

maratona e tiranes 2022

Sondazh

Poll