Aktualitet

Vdekja e Learit, Berisha publikon posterin për protestën e dytë: Stop ekzekutimit të shqiptarëve

Berisha thotë se protesta e sotme do të jetë e fuqishme.

23 Tetor 2022, 10:12 Nga A.B
Vdekja e Learit, Berisha publikon posterin për protestën e dytë:
Posteri i protestes

TIRANË- Sot protestohet për vdekjen e Leart Kurtit. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ndarë posterin e protestës së sotme, e cila do të zhvillohet në orën 18:00, përballë Ministrisë së Brendshme. Berisha thotë se protesta e sotme do të jetë e fuqishme për të dënuar vdekjen me dhunë të Kurtit, nga policët e droguar të Ramës dhe të Çuçit.

'Sot, në ora 18:00, protestë e fuqishme për vdekjen me dhunë të të riut, Lear Kurtit nga policë banditë të droguar të Ramës-Çuçit, dhe vrasjen e tij për së dyti nga krimineli i tyre me uniformë, Ardi Veliu. sb'- shkruan Berisha në Facebook. 

Dy ditë më parë u zhvillua e njëjta protestë përballë Ministrisë së Brendshme, kundër vrasjes së Lear Kurtit.

Kurti humbi jetën pasi u shoqërua nga efektivët në komisariatin nr.3. Atij iu kërkua të ndalonte në orën 23:07 të mbrëmjes së 19 tetorit nga efektivët, në rrugën "Riza Çuka" në Laprakë, por vrapoi dhe u largua. Siç sqarohet në njoftimin e policisë, i riu është kapur pas ndjekjes, është dërguar në komisariat, ku ka shfaqur problemet e para shëndetësore. Fillimisht u aludua se i riu vuante nga epilepsia, më pas, në deklaratën zyrtare u tha se i riu kishte gëlltitur një qese me lëndë narkotike. kontradikta është në faktin që efektivët pretendojnë se ka ndërruar jetë në spital, ndërsa bluzat e bardha të Traumës thonë se Kurti ka mbërritur pa shenja jete në duart e tyre. Paraprakisht, nga hetimet e derimë tanishme, është deklaruar se në trupin e viktimës nuk kishte shenja dhune. Por për kryedemokratin Sali Berisha, Kurti u vra nga Policia dhe ngjarja po mundohet që të mbulohet ashtu si rasti i Klodian Rashës, 2 vite më parë, i cili u qëllua për vdekje nga një efektiv policie.

protesta per lear kurtin vdes lear kurti

Sondazh

Poll