Sport

Ten Hag e pranon pas ndeshjes ndaj Chelsea: "Po, na mungon Ronaldo"…

“Ai është një lojtar i vlefshëm për ne dhe ne kemi nevojë për të. Kjo është e qartë. Mendoj se e panë edhe në këtë lojë, ai mund të kishte vendosur,”- u shpreh trajneri holandez i ‘Djajve të kuq”.

23 Tetor 2022, 08:55 Nga DOSJA

Ten Hag e pranon pas ndeshjes ndaj Chelsea: "Po, na mungon

ANGLI - Erik Ten Hag pranoi, pas barazimit ndaj Chelseat (1-1), se skuadrës i mungonte Cristiano Ronaldo, i cili është i dënuar për sjelljen e tij ndaj Tottenhamit. Trajneri i Manchester United nuk e fshehu faktin se golashënuesi portugez është i rëndësishëm në skuadër dhe se ai mund të vendosë një lojë.

“A na mungon Ronaldo? Po, ai gjithmonë mund të shënojë një gol. Ai është një lojtar i vlefshëm për ne dhe ne kemi nevojë për të. Kjo është e qartë. Mendoj se e panë edhe në këtë lojë, ai mund të kishte vendosur. Kjo është shumë e qartë”,- u shpreh pas ndeshjes trajneri i “Djajve të Kuq”.

Sulmuesi portugez u ndëshkua dhe u gjobit, pasi refuzoi të hynte në fushë në minutën e 87-të kundër Tottenhamit dhe u largua nga pankina. Ronaldo ka punuar i vetëm këto ditë të fundjavës dhe është lënë jashtë ndeshjes ndaj Chelseas.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll