Sport

Hera e PARË në histori/ Mos e konsideroni më surprizë, Erzeni leksion Tiranës kampione dhe shkon në vendin e dytë

Në javën e 9-të të Kategorisë Superiore Erzeni fiton ndaj Tiranës me shifrat 0-1. Takimi zhvilluar në 'Elbasan Arena' prodhoi shumë mundësi për gol.

22 Tetor 2022, 19:51 Nga DOSJA

Hera e PARË në histori/ Mos e konsideroni më surprizë,

ELBASAN- Në javën e 9-të të Kategorisë Superiore Erzeni fiton ndaj Tiranës me shifrat 0-1. Takimi zhvilluar në 'Elbasan Arena' prodhoi shumë mundësi për gol. Madje takimi do të niste shpejt me gol kur Kahrimanovic në minutën e 16-të do të shënonte golin e parë dhe të fundit në këtë takim. Në pjesën e dytë Tirana krijoi një mori rastesh, madje bardheblutë ia dolën të shënonin me Xhixhën, por ky i fundit ndodhej në pozicion jashtë loje.

Pas kësaj humbje, Tirana zbret në vendin e tretë të renditjes me 15 pikë, katër pikë larg kryesuesve të Partizanit. Nga ana tjetër, Erzeni është në vendin e dytë, po me 15 pikë pas nëntë javëve të para.

E.Ç (Dosja.al)

erzeni tirana

Sondazh

Poll