Sport

INTER I ÇMENDUR!!! Shënohen 7 gola në 'Franchi', Fiorentina bie në minutën e 94'

Inter mundi 3-4 Fiorentinën në raundin e 11-të të Serie A dhe merr kështu fitoren e tretë radhazi në kampionat.

22 Tetor 2022, 22:56 Nga DOSJA

INTER I ÇMENDUR!!! Shënohen 7 gola në 'Franchi',

ITALI- Inter mundi 3-4 Fiorentinën në raundin e 11-të të Serie A dhe merr kështu fitoren e tretë radhazi në kampionat. Lojë e çmendur në Franchi. Barella në minutën e 2' dhe Lautaro Martinez në të 15-tën do të shënonin dy herë.

Një rezultat që duket se u vendos në kasafortë, por Cabral me penallti do të shënonte në minutën e 33', ndërsa në pjesën e dytë, Ikone me një realizim fantastik do të barazonte shifrat. Në minutën e 73', Lautaro Martinez do të shënonte sërish, por këtë herë nga pika e bardhë e penalltisë.

Megjithatë emocionet nuk do të përfundonin këtu, sepse Jovic do të barazonte në minutën e 90', ndërsa Mkhitaryan pas katër minutash do të shënonte golin e fitores. Me këtë sukses Inter shkon në vendin e 7 në kuotën e 21 pikëve.

E.Ç (Dosja.al)

inter fiorentina

Sondazh

Poll