Sport

FORMULA 1/ Carlos Sainz ‘pole-position’ në Austin, suksesi i tretë për të në karrierë...

Piloti spanjoll i Ferrarit kishte performancën më të mirë të përgjithshme në kualifikimet për Grand Prix të SHBA-së. Leclerc i dyti, por do të niste nga vendi i 12-të pasi ndërroi motor

23 Tetor 2022, 06:54 Nga DOSJA

FORMULA 1/ Carlos Sainz ‘pole-position’ në Austin, suksesi i

SHBA - ‘Pole-position’ i GP të SHBA i përket Carlos Sainz. Spanjolli mposhti shokun e tij të skuadrës Charles Leclerc me 65 të mijëta dhe kampionin në fuqi të botës me 92, por në fillim të GP, atij do t'i bashkohet holandezi Verstappen, pasi monegasku do të jetë dhjetë pozicione më pas për zëvendësimin e motorit. Mercedes i Lewis Hamilton dhe George Russell do të nisen nga rreshti i dytë, duke përfituar nga penalltia (pesë pozicione në këtë rast) e Sergio Perez, i cili kishte shënuar kohën e katërt më të shpejtë në pistë.  

FORMULA 1/ Carlos Sainz ‘pole-position’ në Austin, suksesi i

Rreshti i tretë do të jetë për Lance Stroll (Aston Martin) dhe Lando Norris (McLaren). Pas tyre do të vinë Valtteri Bottas me Alfa Romeo dhe për Alexander Albon me Williams. Perez do të startojë nga rreshti i pesti me Aston Martinin tjetër të Sebastian Vettel, ndërsa nga i shtati (pas Gasly-Leclerc) do të rreshtohet Yuki Tsunoda me Alpha Tauri tjetër dhe Fernando Alonso, i nënti në pistë, por i penalizuar me pesë pozicione.

Për Sainz, ky është pozicioni i tretë ‘pole’ në karrierën e tij. Ai do të sprintojë para të gjithëve në ‘Circuit Of The Americas’ në Austin, tradicionalisht terreni i Mercedes dhe Red Bull. Spanjolli më pas paraqet një kandidaturë për fitore në GP të SHBA, duke patur në krah dhe rival direkt kampionin e botës Max Verstappen… Ja dhe renditja se do të nisen do të nisen sot për Grand Prix të SHBA-së të gjithë pilotët:

FORMULA 1/ Carlos Sainz ‘pole-position’ në Austin, suksesi i

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll