Sport

VIDEO/ Broja protagonist ndaj Man.United, por Casemiro në fund prish festën e Chelsea-t

Spektakël në 'Stamford Bridge', por golat vijnë vetëm në fund. Ndeshja e madhe mes Chelsea-t dhe Manchester United përfundon 1-1.

22 Tetor 2022, 21:40 Nga DOSJA

VIDEO/ Broja protagonist ndaj Man.United, por Casemiro në fund prish

ANGLI- Spektakël në 'Stamford Bridge', por golat vijnë vetëm në fund. Ndeshja e madhe mes Chelsea-t dhe Manchester United përfundon 1-1. Pjesa e parë mbyllet pa gola, por rastet për gol nuk munguan veçanërisht për 'Djajtë e Kuq', me Kepën që ndal dy herë Rashford, Eriksen dhe tentativën e Anthony.

Nga ana tjetër, është Aubameyang me një konkluzion të dobët por, vetëm sa trembi miqtë. Të parët që kaluan në avantazh ishin Blutë e Londrës teksa shënoi Jorginho në minutën e 87-të, por vendimtar dhe protagonist kryesor ishte Armando Broja.

Sulmuesi i kombëtares që kishte vetëm pesë minuta në fushë, fitoi një 11-metërsh pas ndërhyrjes së gabuar të McTominay. Mesfushori gaboi krejtësisht duke kapur me duar lojtarin e kombëtares në një goditje këndi teksa për arbitrin nuk kishte dyshime duke akorduar 11-metërshin.

Por, nuk ishte e thënë që Broja dhe Chelsea të gëzonin plotësisht pasi Casemiro barazoi shifrat në ekstremin e lojës duke rikthyer ekuilibrat. Pas këtij barazimi, Chelsea mbetet në kuotën e 21 pikëve në vend të katërt, një më shumë se Manchester United i vendit të pestë.

E.Ç (Dosja.al)

chelsea manchester united

Sondazh

Poll