Sport

Neymar përfshihet hapur në politikë, bën fushatë për rizgjedhjen e presidentit Bolsonaro: "Jam krenar që e mbështes atë"

Gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në Youtube, Neymar foli të shtunën për më shumë se tridhjetë minuta me presidentin brazilian Jair Bolsonaro, kandidat për rizgjedhje në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, që do të zhvillohen të dielën e ardhshme.

23 Tetor 2022, 07:46 Nga DOSJA

Neymar përfshihet hapur në politikë, bën fushatë

FRANCE - Neymar kalon në sulm. Pasi u akuzua nga Lula për mbështetjen e Bolsonaros për çështje tatimore, lojtari i PSG-së u përgjigj duke marrë pjesë në një bisedë live me presidentin në largim. I ndjekur nga më shumë se një milion përdorues të internetit, në Youtube, dialogu mes kandidatit për president dhe numrit 10 të ‘seleçãos’ zgjati më shumë se 35 minuta.

Nga Parisi, Neymar rikonfirmoi mbështetjen e tij për kandidatin e ekstremit të djathtë, duke marrë përsipër zgjedhjen e tij dhe madje duke ftuar të pavendosurit ta ndjekin atë në këtë rrugë. “Ajo që më motivoi të shpreh mendimin tim janë vlerat që mishëron presidenti, ato janë të njëjta me mua, ato të familjes sime,- u shpreh lojtari. - Ai mbron njerëzit, fëmijët, familjen... Është e rëndësishme të pozicionoheni. U bëj thirrje edhe atyre që hezitojnë ta bëjnë këtë, është e drejtë, është e rëndësishme të shprehni vlerat tuaja. Unë jam krenar që e bëj këtë”. 

Për të justifikuar zgjedhjen e tij, sulmuesi shpjegoi gjithashtu se Bolsonaro kishte qenë i pranishëm në "momentin më të vështirë të jetës së tij" (akuzat për përdhunim, në 2019). "Ai ishte i pari,- tha ai. - Zemra ime më tha të shpërbleja atë që bëri atëherë. Ai besonte te mua. Siç besoj unë në të. Ai është njeriu që na duhet për ta udhëhequr Brazilin drejt ditëve më të mira”. Duke përfituar nga mbështetja e yllit brazilian, i ndjekur nga 180 milionë ndjekës në rrjetet sociale, Bolsonaro shijoi këtë moment që mund të shënojë një pikë kthese në fushatë.

“Ekipi ynë është i përgatitur mirë, ne kemi punuar për tetë vjet. Jemi gati, ka të rinj të talentuar dhe një bashkim i madh mes nesh. Gjithçka është në vend për një fund të shkëlqyeshëm dhe shpresoj që Kupa të jetë në duart tona. Bolsonaro i rizgjedhur dhe Brazili kampion! Të gjithë do të ishin të lumtur”,- përfundoi Neymar, i cili madje premtoi të nënshkruajë numrin ‘22’ (kodi zgjedhor i Bolsonaros) për të festuar golin e tij të parë në Kupën e Botës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll