Sport

Brahim Diaz në versionin 'GJIGAND', Origi gjen golin e parë në Serie A. Milan fundon Monza-n dhe 'kërcënon' kreun

Udhëhequr nga një Brahim Diaz kurajoz, më pas i detyruar të largohet nga fusha për shkak dëmtimi, Milan mund Monzën e Berlusconit me shifrat 4-1 dhe i bën presion kreut të klasifikimit që mbahet nga Napoli.

22 Tetor 2022, 20:01 Nga DOSJA

Brahim Diaz në versionin 'GJIGAND', Origi gjen golin e parë

MILANO- Udhëhequr nga një Brahim Diaz kurajoz, më pas i detyruar të largohet nga fusha për shkak dëmtimi, Milan mund Monzën e Berlusconit me shifrat 4-1 dhe i bën presion kreut të klasifikimit që mbahet nga Napoli. Mesfushori spanjoll u kujdes për gjithçka.

Në minutën e 16' do të realizonte me një vrapim prej 35 metrash, ndërsa në minutën e 41', dyfishon shifrat me një të majtë kirurgjikale. Në pjesën e dytë, pikërisht në minutën e 65' do të vinte goli i parë për Origin në Serie A, ndërsa Ranocchia për Monzan do të realizonte një perlë nga goditja e dënimit, por vetëm kaq, pasi Leao do të shënonte golin e katërt dhe të fundit të takimit.

E.Ç (Dosja.al)

milan monza

Sondazh

Poll