Sport

Tirana humbi ndaj Erzenit, Orges Shehi tregon problemin: Nuk është e lehtë kur mungojnë katër lojtarë

Për herë të parë në histori, Erzeni arrin të mposhtë Tiranën. Asnjëherë më parë shijakasit nuk kishin marrë pikë ndaj bardhebluve dhe sigurisht që ky sukses është pritur mjaft mirë.

22 Tetor 2022, 21:48 Nga DOSJA

Tirana humbi ndaj Erzenit, Orges Shehi tregon problemin: Nuk është e

ELBASAN- Për herë të parë në histori, Erzeni arrin të mposhtë Tiranën. Asnjëherë më parë shijakasit nuk kishin marrë pikë ndaj bardhebluve dhe sigurisht që ky sukses është pritur mjaft mirë. Pas ndeshjes, trajneri Orges Shehi e mendon humbjen e sotme ndaj Erzenit si një situatë të cilën skuadra e tij duhej ta kishte shmangur. Trajneri i bardhebluve theksoi pas sfidës se mungesat kishin ndikuar, ashtu si goli i shpejtë që pësoi ekipi.

"Kemi mundësi të bëjmë mirë, kemi ende mundësi për të përmirësuar me organikë, se të mungojnë katër titullarë nuk është e lehtë, edhe në mesfushë kishim vetëm dy mesfushorë. Goli ndryshon gjithë situatën, kundërshtari shënon me një gjysmë rasti dhe e mbyll.

Ne kishim ato tonat por kur nuk shënon, lojtarët bëhen konfuz e nervoz, nuk i vlerësojnë situatat si duhet për shkak të rezultatit," do të shprehej Orges Shehi.

E.Ç (Dosja.al)

shehi tirana

Sondazh

Poll