Sport

Haaland vazhdon avazin e golave, Man.City nuk e diskuton Brighton, Everton fiton ndaj Crystal Palace

Manchester City shkon në -1 pikë larg nga Arsenal teksa pret ndeshjen e nesërme të skuadrës së Artetës.

22 Tetor 2022, 18:20 Nga DOSJA

Haaland vazhdon avazin e golave, Man.City nuk e diskuton Brighton, Everton fiton

ANGLI- Manchester City shkon në -1 pikë larg nga Arsenal teksa pret ndeshjen e nesërme të skuadrës së Artetës. Në Etihad, skuadra e Guardiolës bën një lojë të mirë dhe pas humbjes ndaj Liverpool, ngrihet sërish duke fituar 3-1 me Brighton. Sfida zhbllokohet në minutën e 22-të kur Haaland përballë me Sanchez ia del të shënojë.

Loja ndryshon sërish. Në minutën e 39′ Bernardo Silva zbret në zonë pas një kontakti, fillimisht arbitri e lë të vazhdojë, por VAR e konsideron të parregullt ndërhyrjen. Nga 11-metërshi shkon Haaland që shënon golin e dytë. Në fraksionin e dytë, më saktësisht në minutën e 53’ Brighton tentoi të reagonte, me Trossard që ngushtoi diferencat. City mori sërish situatën në dorë, me De Bruyne që realizoi një super gol në minutën e 75’.

Pas këtij takimi City renditet në vend të dytë me 26 pikë, teksa Brighton në vend të 8 me 15 pikë.Everton-Crystal Palace e mbyllën javën e 13-të të Premier League me rezultatin 3-0. Ndonëse ndeshja ishte shumë e luftuar nga të dyja anët, fati dukej se ishte me vendasit.Clavert-Leëin, Gordon dhe McNeil ishin autorët e golave.

E.Ç (Dosja.al)

manchester city angli

Sondazh

Poll