Sport

Hokej/ Sportisti shqiptar rreh keq kundërshtarin, pamjet bëhen virale: "Një sherif i ri ka ardhur në qytet"

Hokeji është një nga sportet më të popullarizuara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aty ka një rivalitet tejet të madh mes skuadrave

22 Tetor 2022, 16:31 Nga DOSJA

Hokej/ Sportisti shqiptar rreh keq kundërshtarin, pamjet bëhen

KANADA- Hokeji është një nga sportet më të popullarizuara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aty ka një rivalitet tejet të madh mes skuadrave.Kampionati kryesor atje është NHL ku është së bashku Amerikë – Kanada.

Në atë kampionat aktivizohen sportistë të ndryshëm shqiptarë, por që kanë nënshtetësi amerikane ose kanadeze.Një nga ta është Arber Xhekaj i cili luan për skuadrën e famshme kanadeze Montreal Canadiens. 21-vjeçari luan në mbrojtje dhe është i ashpër ndaj kundërshtarëve. Në ndeshjen e fundit veprimi i tij ndaj Zack Kassian që aktivizohet me Arizona Coyotes është bërë viral në rrjetet sociale.

Xhekaj ka qenë i papërmbajtshëm përballë kundërshtarit ku pas një zënke e rrahu keq duke e shtrirë në tokë. “Xhekaj është një lojtar hokej, por ai sjell qëndrueshmëri në ekipin tonë. Ai është i aftë të luftojë dhe kjo është pjesë e lojës”, ka thënëtrajneri i tij Martin St. Louis. Një nga gazetat e ka cilësuar sportistin shqiptar: "Një sherif i ri ka ardhur në qytet".

E.Ç (Dosja.al)

hokej arber xhekaj kanada

Sondazh

Poll