Sport

Premier League/ Vendi i fundit turpëron Liverpool-in, Nottingham arrin një fitore me stil

Fitorja e dytë në kampionat për Nottingham Forrest mbërrin me stil. Klubi i sapo promovuar arrin suksesin në shtëpi kundër Liverpool 1-0 duke u çliruar nga vendi i fundit në renditje, ndërsa Liverpool humbet mundësinë për të hyrë në zonën europiane.

22 Tetor 2022, 15:58 Nga DOSJA

Premier League/ Vendi i fundit turpëron Liverpool-in, Nottingham arrin

ANGLI- Fitorja e dytë në kampionat për Nottingham Forrest mbërrin me stil. Klubi i sapo promovuar arrin suksesin në shtëpi kundër Liverpool 1-0 duke u çliruar nga vendi i fundit në renditje, ndërsa Liverpool humbet mundësinë për të hyrë në zonën europiane. Pjesa e parë ishte në favor të Liverpool, por si Carvalho ashtu edhe Henderson nuk u treguan të saktë.

Përgjigja e vendasve erdhi me Lingard pak pas gjysmë ore, por Alisson është i kujdesshëm. Është fillimi i pjesës së dytë që sheh monologun e Nottingham Forest-it, menjëherë përpara në minutën e 56-të me Awoniyi: tentativa e parë nga sulmuesi që përfundon në shtyllë, por vetë Aëoniyi është më i shpejtë për të marrë topin dhe këtë herë çon topin në rrjetë.

Skuadra e Nottingham u mbyll mirë në prapavijë dhe arriti të mbajë rezultatin deri në fund të takimit. Me këtë fitore Nottingam shkon në vendin e parafundit në kuotën e 9 pikëve, ndërsa Liverpool në vend të 7 në kuotën e 16 pikëve.

E.Ç (Dosja.al)

liverpool nottingham

Sondazh

Poll