Aktualitet

Shkatërrohet banda e "Stelvios", grabitën 60 vila/ Shqiptari në kërkim, u kap në Hungari...sapo kaloi Serbinë

"Banda e Stelvio" - e quajtur kështu për shkak të makinës (të vjedhur) të përdorur gjatë bastisjeve të tyre - përbëhej nga një grup shqiptarësh, që u prangosën në maj të vitit të shkuar pas një tentativë grabitjeje në një vilë në Gignese.

22 Tetor 2022, 16:23 Nga k.m.
Shkatërrohet banda e "Stelvios", grabitën 60 vila/ Shqiptari
Foto e makinës së bandës

ITALI- Personi që u arrestua në Hungari pasi ishte shpallur në kërkim prej më shumë se një viti; kjo pasi ai akuzohej se ishte pjesë e "bandës Stelvio", e cila në tre muaj - në fillim të vitit 2021 - kishte grabitur rreth 60 vila dhe shtëpi.

"Banda e Stelvio" - e quajtur kështu për shkak të makinës (të vjedhur) të përdorur gjatë bastisjeve të tyre - përbëhej nga një grup shqiptarësh, që u prangosën në maj të vitit të shkuar pas një tentativë grabitjeje në një vilë në Gignese.

6 persona që ishin identifikuar por nuk ishin kapur natën e aksionit, u ndaluan në Itali, ndërsa tjetri u kap sot në Hungari. I paidentifikuar nga mediat italiane, 34-vjeçari shqiptar kishte arritur që të humbiste gjurmët duke u arratisur jashtë vendit, ndërsa ndaj tij kishte një urdhër arresti evropian.

Në ditët e fundit ai u gjurmua në Hungari në qytetin Röszke, teksa po kalonte kufirin duke hyrë nga Serbia. Por tani është ekstraduar në Itali, ku edhe do të përballet me drejtësinë. 

banda e stelvio shkaterrohet banda shqiptare ne itali

Sondazh

Poll