Sport

Portugezi Rúben Amorim, kandidat për pankinën bosh të Aston Villas…

Për pankinën bosh të Aston Villës u përfolën edhe emrat e Mauricio Pochettinos, por argjentinasi nuk duket shumë i interesuar, si dhe Thomas Tuchel për këtë pozicion.

21 Tetor 2022, 16:47 Nga DOSJA

Portugezi Rúben Amorim, kandidat për pankinën bosh të

ANGLI - Sipas faqes së internetit ‘The Athletic’, portugezi 37-vjeçar Rúben Amorim, i cili që nga sezoni i kaluar drejton Sporting të Lisbonës, është një nga emrat që po flitet për të pasuar Steven Gerrard, i cili u shkarkua nga Aston Villa dje. 

Për largimin e ish-legjendës së Liverpool ishte folur edhe pak ditë më parë nisur nga rezultatet e dobëta të skuadrës nga Birminghami, por humbja e rëndë 0-3 në Fulham vulosi fatin e tij. Për pankinën bosh të Aston Villës u përfolën edhe emrat e Mauricio Pochettinos, por argjentinasi nuk duket shumë i interesuar, si dhe Thomas Tuchel për këtë pozicion.

Portugezi Rúben Amorim, kandidat për pankinën bosh të

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll