Sport

Milan, Pioli jep lajmin e keq për tifozët: "Maignan rikthehet në fund të janarit"

Mes kampionatit dhe Champions League, Milan po përgatitet të presë Monzën për derbin e parë Milanese-Brianza në historinë e Serisë A, pasuruar edhe nga rikthimi i Berlusconit në San Siro si kundërshtar.

21 Tetor 2022, 15:58 Nga DOSJA

Milan, Pioli jep lajmin e keq për tifozët: "Maignan rikthehet

ITALI- Mes kampionatit dhe Champions League, Milan po përgatitet të presë Monzën për derbin e parë Milanese-Brianza në historinë e Serisë A, pasuruar edhe nga rikthimi i Berlusconit në San Siro si kundërshtar.

Megjithatë, në prag të ndeshjes, Stefano Pioli u ndal te dëmtimi i portierit Mike Maignan duke dhënë një lajm të keq për tifozët. Sipas të gjitha gjasave, viti 2022 është mbyllur për portierin francez.

"Na vjen keq për Majk, ai po kërkonte të kthehej sa më shpejt. Ekzaminimet treguan se ishte rikuperuar dhe në vend të kësaj kishte një dëmtim të ri në një muskul tjetër që do ta mbajë jashtë deri në janar. Dëmtimet e përsëritura? Ndodhin brenda një sezoni, por kemi rikuperuar De Ketelaeren." Tha Stefano Pioli.

E.Ç (Dosja.al)

maignan milan pioli

Sondazh

Poll