Sport

VIDEO/ Frank Ribery njofton lamtumirën dhe pozicionin e tij të ri te Salernitana…

Në moshën 39-vjeçare, sulmuesi francez ka njoftuar këtë të premte, përmes rrjeteve të tij sociale fundin e karrierës së tij futbollistike.

21 Tetor 2022, 15:51 Nga DOSJA

VIDEO/ Frank Ribery njofton lamtumirën dhe pozicionin e tij të ri te

ITALI - Frank Ribery aktualisht kishte një kontratë me Salernitanën, por këtë sezon ai luajti vetëm një ndeshje, kur u fut në pjesën e dytë të xhiros së parë të ligës italiane kundër Romës (0-1). Në një deklaratë, Salernitana bën të ditur se ndërprerja e kontratës së lojtarit është konsensuale dhe se Ribery ka pranuar të jetë pjesë e stafit të klubit dhe do të jetë i pranishëm përkrah trajnerit Davide Nicola në ndeshjen e ardhshme.

“Ne të gjithë e dimë se çfarë përfaqësonte ai për futbollin dhe për Salernitanën. Është një gëzim për mua që ta shoh të qëndrojë këtu. Ta kemi atë në ekipin tonë teknik është një kënaqësi. Ai mund të kishte shkuar diku tjetër në botë, por ai zgjodhi të qëndronte me ne. Do të jeni një bashkëpunëtor 360º, me potencial stërvitor. Ai ka shumë personalitet dhe njohuri. Më pëlqen dëshira e tij për të mësuar. Shpresoj që nesër të jetë në pankinë pranë meje”,- ka thënë trajneri italian Davide Nicola në një njoftim zyrtar nga klubi.

Ribery ka disa javë që shfaq probleme fizike, por që nga transferimi i tij te Fiorentina në vitin 2019, francezi nuk e ka arritur asnjëherë formën maksimale fizike, pasi ka luajtur vetëm 76 ndeshje që atëherë.

Kujtojmë që në vitin 2013, Frank Ribery ishte në tre finalistët e nominuar për “Topin e Artë”, duke humbur çmimin përballë Cristiano Ronaldos. Ai ka luajtur në Metz, Marseille, Galatasaray, Bayern Munich, Fiorentina dhe Salernitana, si dhe 81 ndeshje për kombëtaren franceze, ku shënoi 16 gola dhe ishte nënkampion i botës në vitin 2006.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll