Sport

"Conte nuk rinovon me Tottenham"! Daily Mail zbulon të ardhmen e italianit, Juventus duket në horizont

“Antonio Conte gati të kthehet te Juventus”. Kështu raporton Daily Mail, sipas së cilës trajneri italian do të kishte shtyrë më tej takimin me drejtuesit e Tottenham për rinovimin e kontratës që skadon më 30 qershor 2023.

21 Tetor 2022, 14:48 Nga DOSJA

"Conte nuk rinovon me Tottenham"! Daily Mail zbulon të ardhmen e

ITALI- “Antonio Conte gati të kthehet te Juventus”. Kështu raporton Daily Mail, sipas së cilës trajneri italian do të kishte shtyrë më tej takimin me drejtuesit e Tottenham për rinovimin e kontratës që skadon më 30 qershor 2023.

Drejtuesit e Spurs do të ishin të gatshëm të rrisnin pagën italianit për të rinovuar kontratën, por, sipas tabloidit britanik, "nuk është më vetëm çështje parash. Pavarësisht se ka bërë një hap të madh në cilësi, trajneri është i zhgënjyer nga fakti që ekipi, në nivel stafi, duket se nuk është përforcuar sa duhet dhe vështirë se do të mund të luftojë deri në fund për titullin kampion në Angli.

Po kështu, Juventus dëshiron të fitojë përsëri, duke kthyer në stol një njeri me ADN-në e Juventusit. Pavel Nedved është një admirues i thellë i tij, por marrëdhëniet e ftohta me presidentin Andrea Agnelli mbeten, i cili në rast rikonfirmimi në krye të klubit të Juventusit, në çdo rast do të ishte i gatshëm të linte mënjanë urrejtjet e vjetra vetëm që klubi të kthehet te sukseset.
kthehu te suksesi”.

E.Ç (Dosja.al)

conte tottenham

Sondazh

Poll