Sport

Tifozët e Barcelonës nuk po e durojnë më Pique, gjestet e mbrojtësit marrin fërshëllima: "Ky është mbrojtësi më i paguar në botë?"

Një ndeshje në dukje e përsosur për të gjithë lojtarët katalanas, përveç njërit: Gerard Pique. Në sytë e tifozëve të Barcelonës ekziston ende gabimi i tij i jashtëzakonshëm në mbrojtje kundër Interit.

21 Tetor 2022, 15:17 Nga DOSJA

Tifozët e Barcelonës nuk po e durojnë më Pique, gjestet e

SPANJË- Barcelona fitoi 3-0 ndaj Villarrealit në një natë kur ylli i ndeshjes ishte Robert Lewandowski, i cili shënoi dy gola. Një ndeshje në dukje e përsosur për të gjithë lojtarët katalanas, përveç njërit: Gerard Pique. Në sytë e tifozëve të Barcelonës ekziston ende gabimi i tij i jashtëzakonshëm në mbrojtje kundër Interit.

Kjo nuk ndodhi ndaj Villarrealit, Xavi në fakt vendosi të lërë Piqué në stol, duke preferuar Kounden. Në minutën e 78', megjithatë, me rezultatin e arkivuar,Xavi vendosi të aktivizojë Pique.
Një hyrje që padyshim karakterizohej nga nxehmja që po bënte mbrojtësi spanjoll. Dhe pikërisht këtë situatë e publikuan disa tifozë të Barcelonës në tribunë, të cilët kritikuan ashpër lojtarin që ishte praktikisht i palëvizshëm dhe befas edhe i mbështetur pas flamurit. Hyrja e tij në fushë u shoqërua me fërshëllima.

“Kështu bën nxehmje qendërmbrojtësi më i paguar në botë – shkruajnë tifozët në rrjetet sociale – Ai na kushtoi Champions League-n". Të tjerë përsërisin kaosin që ekziston aktualisht rreth figurës së tij, pa harruar të kaluarën e tij. Megjithatë, në fund të ndeshjes, Pique gjeti mbështetjen e klubit. Jordi Cruyff, drejtori sportiv i Barcelonës donte menjëherë të mbronte Piqué:

“Tifozët kanë gjithmonë fuqinë të reagojnë, por është shumë e rëndësishme të mbështesim të gjithë lojtarët që janë në fushë deri në fund, ata veshin fanellën tonë."

E.Ç (Dosja.al)

barcelona pique

Sondazh

Poll