Sport

VIDEO/ Pas pezullimit, Ronaldo vjen në qendrën stërvitore për t’u stërvitur i vetëm

Sipas shtypit anglez, portugezi ka mbërritur në ‘Carrington’ në orën 08:30 për të bërë punë individuale, ndërkohë që skuadra është grumbulluar për ndeshjen ndaj Chelseas.

21 Tetor 2022, 14:56 Nga DOSJA

 

VIDEO/ Pas pezullimit, Ronaldo vjen në qendrën stërvitore

ANGLI - I ndëshkuar nga Manchester United me kërkesë të trajnerit Erik ten Hag, për sjelljen dhe veprimet e tij në fund të ndeshjes të së shtunës me Chelsean, sulmuesi portugez Cristiano Ronaldo u shfaq mëngjesin e sotëm në ‘Carrington’, qendra stërvitore e “Djajave të Kuq”, për t'u stërvitur i vetëm. 

Masa disiplinore u njoftua disa orë pas 'veprimit' të provokuar nga CR7, i cili braktisi ndeshjen me Tottenhamin para fishkëllimës së fundit.

Sipas shtypit anglez, portugezi ka mbërritur në ‘Carrington’ në orën 08:30 për të bërë punë individuale, në një kohë kur të gjithë lojtarët e tjerë të skuadrës kryesore janë të grumbulluar për ndeshjen në ‘Stamford Bridge’. 

Manchester Evening News shkruan se prezenca e Ronaldos në stërvitjen e rezervistëve nuk ishte parashikuar dhe se riintegrimi i sulmuesit në skuadër duhet të bëhet pas ndeshjes me Chelsean, kohë edhe kur përfundon ndëshkimi i yllit portugez.

B.T (Dosja.al) 

Sondazh

Poll