Sport

VD/ Ten Hag ‘hap letrat’, tregon se Ronaldo refuzoi të hynte në fushë në minutat e fundit

Përveç refuzimit për të hyrë në fushë, kjo ishte hera e dytë që Ronaldo largohej më herët nga stoli. E para ishte më 31 korrik, në një ndeshje miqësore me Rayo Vallecano

21 Tetor 2022, 14:41 Nga DOSJA

VD/ Ten Hag ‘hap letrat’, tregon se Ronaldo refuzoi të hynte

ANGLI - Erik Ten Hag, trajneri i Manchester United, konfirmoi këtë të premte se Cristiano Ronaldo refuzoi të hynte në fushë në minutat e fundit të lojës ndaj Tottenhamit. Duke komentuar masën ndëshkimore ndaj lojtarit, larg stërvitjeve dhe ndeshjeve, ai tha se “portugezi do të mungojë”.

“Po, ai refuzoi të hynte. Në distancë do të keni kohë për të reflektuar. Dhe gjithë të tjerët, gjithashtu. Deklarata jonë e djeshme ishte e qartë, ai mbetet një lojtar i rëndësishëm në grup. Por unë jam trajneri, jam përgjegjës për mjedisin këtu dhe duhet të vendos limite dhe objektiva. Në këtë skuadër ne kemi vlera dhe duhet t'i kontrolloj”,- tha ai.

Ten Hag theksoi se përveç refuzimit për të hyrë në fushë, kjo ishte hera e dytë që Ronaldo largohej më herët nga stoli. E para ishte më 31 korrik, në një ndeshje miqësore me Rayo Vallecano. Në ndeshjen e parë parasezonale që luajti, ai u zëvendësua në pjesën e parë dhe u largua nga stadiumi.

“Pas ndeshjes me Vallecanon, i thashë se ishte e papranueshme dhe nuk ishte vetëm ai, i paralajmërova të gjithë në fillim të sezonit. Kjo ishte hera e dytë, ka pasoja. Kur jetoni dhe luani bashkë, në një modalitet kolektiv, çdokush ka përgjegjësi. Nesër do të na mungojë. Është për të ardhur keq për grupin, por është e rëndësishme për mentalitetin e grupit. Tani duhet të fokusohemi te Chelsea, që është gjëja më e rëndësishme”,- ka komentuar ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll