Bota

"Nuk jemi pa shpresë", Erdogan: Putini është zbutur, nuk është si më përpara

Peskov ju referua deklaratave të presidentit turk Rexhep Taip Erdogan i cili më herët tha se se presidenti rus dukej se ishte "shumë më i butë dhe më i hapur ndaj negociatave" se më parë.

21 Tetor 2022, 16:23 Nga d.a.
"Nuk jemi pa shpresë", Erdogan: Putini është zbutur,
Putin dhe Erdogan

TURQI- Zëdhvnësi i Kremlinit Dmitry Peskov u shpreh se presidenti rus Vladimir Putin ka qenë i hapur për negociata me Ukrainën “që nga fillimi”.

Peskov ju referua deklaratave të presidentit turk Rexhep Taip Erdogan i cili më herët tha se se presidenti rus dukej se ishte "shumë më i butë dhe më i hapur ndaj negociatave" se më parë.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov e bëri këtë pretendim në përgjigje të komenteve të presidentit turk, raporton AP.

“Nuk jemi pa shpresë”, tha ai për mundësinë e negociatave për përfundimin e konfliktit.

Ndërkohë Peskov u shpreh se presidenti Putin u përpoq të niste bisedimet me NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara edhe para operacionit special ushtarak, duke iu referuar agresionit të Rusisë kundër Ukrainës që filloi gati tetë muaj më parë.

“Putini ishte i hapur për negociata kur një dokument pothuajse u ra dakord mes [negociatorëve] rusë dhe ukrainas. Pra, në këtë drejtim, asgjë nuk ka ndryshuar. Pozicioni i palës ukrainase ka ndryshuar...Ligji ukrainas tani ndalon çdo negociatë.”- tha Peskov.

vladimir putin rexhep taip erdogan lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll