Bota

"Nuk kam patur kontakte me të", 36-vjeçari mohon të ketë patur marrëdhënie me të miturën në Greqi

Kamera e Star dhe Vangelis Goumas kanë regjistruar ekskluzivisht fjalët e tij të para, pas vendimit të prokurorit dhe hetuesit për ta vënë në arrest shtëpie. I pyetur nëse deklaron i pafajshëm, ai është përgjigjur “sigurisht”. 

21 Tetor 2022, 16:08 Nga d.a.
"Nuk kam patur kontakte me të", 36-vjeçari mohon të
36-vjecari

GREQI- Punonjësi administrativ i spitalit Metaxas, 36-vjeçari që akuzohet për marrëdhënie seksuale me një të mitur nën moshën 12 vjeç, kundrejt pagesës në rastin e përdhunimit të 12-vjeçares nga Sepolia, pretendon se është i pafajshëm, ndërsa është në arrest shtëpiak. 

Sipas mediave greke, kamera e Star dhe Vangelis Goumas kanë regjistruar ekskluzivisht fjalët e tij të para, pas vendimit të prokurorit dhe hetuesit për ta vënë në arrest shtëpie. I pyetur nëse deklaron i pafajshëm, ai është përgjigjur “sigurisht”. 

“Kurrë nuk kam pasur kontakt me 12-vjeçaren”,-tha 36-vjeçari.

I pandehuri, pas deklaratës së gjatë në hetuesi, është kthyer në shtëpinë e tij i shoqëruar nga punonjës policie. Teksa doli nga makina e sigurisë, ai mbante në dorë një çantë supermarketi me sendet e tij personale. Aty e priste nëna e tij.

Që në momentin e parë ai pretendon se ka shkëmbyer vetëm një mesazh me të miturën, madje, kur e ka parë në foton që i ka dërguar, i ka thënë se ishte shumë e re dhe ka ndërprerë çdo komunikim, ndërsa vazhdon të mbrojë pafajësinë e tij duke thënë se nuk është fjator.

“Fëmija është mirë, e dëgjuat, e mësuat. Që atëherë djali nuk ka asnjë përfshirje dhe çështja ka marrë fund”, tha babai i 36-vjeçarit.

Marsin e kaluar, 36-vjeçari dyshohet se ka hapur një llogari në aplikacionin e takimeve dhe 12-vjeçarja, siç pretendon ai, i ka dërguar fillimisht një mesazh. Mirëpo, komunikimi i tyre me mesazhe, sipas dosjes voluminoze të lëndës, duket se është përcaktuar nga data 7 korrik deri në fund të gushtit.

perdhunohet e mitura ne greqi ilias michos

Sondazh

Poll