Bota

Erdogan i vendosur: Nëse Seudia nuk ekstradon terroristët nuk e miratojmë anëtarësimin në NATO

Kryeministri i ri i Suedisë, Ulf Kristersson, ka kërkuar një takim në lidhje me këtë çështje dhe takimi mund të mbahet në Turqi, u tha Erdogan gazetarëve që e shoqëruan gjatë kthimit nga një vizitë në Azerbajxhan.

21 Tetor 2022, 15:39 Nga d.a.
Erdogan i vendosur: Nëse Seudia nuk ekstradon terroristët nuk e
Erdogan

TURQI- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha sot se për aq kohë sa Suedia nuk ekstradon të dyshuarit për terrorizëm në Ankara, Turqia nuk do ta miratojë anëtarësimin e saj në NATO.

Kryeministri i ri i Suedisë, Ulf Kristersson, ka kërkuar një takim në lidhje me këtë çështje dhe takimi mund të mbahet në Turqi, u tha Erdogan gazetarëve që e shoqëruan gjatë kthimit nga një vizitë në Azerbajxhan. Erdogan tha se lufta e Turqisë kundër terrorizmit është e pakompromis dhe nuk do të bëjë lëshime.

"Suedia do të dyfishojë përpjekjet e saj për të zbatuar marrëveshjen trepalëshe të nënshkruar me Turqinë për ekstradimin e terroristëve," tha Kristersson të enjten.

Suedia dhe Finlanda, për t'u bërë anëtarë të plotë të NATO-s, kërkesa e tyre për pranim duhet të ratifikohet nga parlamentet e 30 vendeve anëtare të Aleancës. Deri më tani, 28 shtete anëtare e kanë bërë këtë, përveç Turqisë dhe Hungarisë.

anetaresimi i suedise dhe finlandes ne nato rexhep taip erdogan ulf kristersson

Sondazh

Poll