Bota

Dorëheqja e Truss, Ben Wallace jashtë garës për kryeministër

Ministri i Mbrojtjes nuk do të pretendojë drejtimin e konservatorëve dhe për rrjedhojë qëndrimin e kryeministrit të vendit.

21 Tetor 2022, 15:27 Nga I.A
Dorëheqja e Truss, Ben Wallace jashtë garës për
Ben Wallace

ANGLI- Me kalimin e orëve, drejtuesit e klasit të parë të konservatorëve që mund të pretendonin drejtimin e partisë dhe rrjedhimisht kryeministrin në Britani po bëhen gjithnjë e më të pakët. 24 orë pas dorëheqjes së Liz Truss, Sekretari i Mbrojtjes Ben Wallace, i cili u përfol shumë për kandidimin për numrin 10 të Downing Street njoftoi se nuk do të jetë kandidat për drejtimin e konservatorëve, pra dhe të vendit.

"Unë mendoj se duhet të dëshironi vërtet të jeni kryeministër për të bërë këtë punë, duhet të besoni vërtet se është puna për ju," tha Wallace duke bërë të qartë se ai nuk do të qëndrojë për të marrë frenat e torive dhe rrjedhimisht Albionit të vjetër.

Kryeministrja e Britanisë së Madhe Liz Truss ka dhënë dorëheqjen pas 44 ditë në postin e saj pas presioneve të shumta nga partia konservatore. Koha e saj në detyrë ishte mbizotëruar nga kaosi për shkak të mini-buxhetit që u njoftua nga ish-kancelari Kwasi Kwarteng muajin e kaluar. Një nga emrat që po qarkullojnë nga deputetët e partisë konservatore për të marrë postin e kryeministrit është ai i Boris Johnson. Anëtarët e partisë konservatore i referohen një liste emrash që po qarkullojnë për të zëvendësuar Truss në Downing Street.

liz truss ben wallace dorehiqet liz truss

Sondazh

Poll