Bota

Ministrat e Mbrojtjes të SHBA-së dhe Rusisë zhvillojnë një bisedë telefonike, diskutojnë për Ukrainën

Në deklaratë thuhej se më 21 tetor 2022, u zhvilluan biseda telefonike midis Ministrit të Mbrojtjes së Federatës Ruse, gjeneralit të Ushtrisë Sergei Shoigu dhe Sekretarit të Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës Lloyd Austin.

21 Tetor 2022, 15:47 Nga d.a.

Ministrat e Mbrojtjes të SHBA-së dhe Rusisë zhvillojnë


Austin dhe Shoigu

RUSI- Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu dhe homologu i tij rus Lloyd Austin kanë biseduar sot në telefon për luftën në Ukrainë, pretendon Ministria ruse.

Sipas Guardian, në deklaratë thuhej se më 21 tetor 2022, u zhvilluan biseda telefonike midis Ministrit të Mbrojtjes së Federatës Ruse, gjeneralit të Ushtrisë Sergei Shoigu dhe Sekretarit të Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës Lloyd Austin.

U shtua se ministrat diskutuan çështje aktuale të sigurisë ndërkombëtare, duke përfshirë situatën në Ukrainë. Rusia nuk dha detaje të mëtejshme të bisedimeve.

Shoigu dhe Austin folën për herë të fundit më 13 maj dhe sipas Ministrisë së Mbrojtjes, të dy ministrat "diskutuan çështje aktuale të sigurisë ndërkombëtare, duke përfshirë situatën në Ukrainë".

biseda austin-shoigu lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll