Bota

"U diskutua për dialogun, idetë dhe opsionet për marrëveshje", çfarë u fol në takimin Kurti-Haradinaj

Pas përfundimit të takimit, zyra e kryeministrit ka dhënë detaje lidhur me takimin e sotëm ku në njoftim thuhet se Kurti e Haradinaj kanë folur për procesin e dialogut, idetë, modelet dhe opsionet për elementet kryesore të marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

21 Tetor 2022, 15:24 Nga d.a.
"U diskutua për dialogun, idetë dhe opsionet për
Haradinaj dhe Kurti

KOSOVË- Ditën e sotme kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka zhvilluar një takim me kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj.

Pas përfundimit të takimit, zyra e kryeministrit ka dhënë detaje lidhur me takimin e sotëm ku në njoftim thuhet se Kurti e Haradinaj kanë folur për procesin e dialogut, idetë, modelet dhe opsionet për elementet kryesore të marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në këtë takim përmbajtësor në të cilin Kryeministri Kurti ishte i shoqëruar nga zëvendës-kryeministri i parë, Besnik Bislimi, u diskutua për procesin e dialogut, idetë, modelet dhe opsionet për elementet kryesore të marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të cilat po qarkullojnë nga e nëpër kancelaritë perëndimore e demokratike, e që në këtë periudhë funksionojnë si sprova dhe testime”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Në fund thuhet se Kurti e ka falenderuar Haradinajn për interesimin e vazhdueshëm dhe të qenurit aktiv për këtë çështje.

Ndërkohë dhe Haradinaj ka folur para gazetarëve ku është shprehur se në këtë takim me kryeministrin Albin Kurti kanë diskutuar për përmbajtjen e një marrëveshje potenciale në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Diskutuam procesin dhe marrëveshjen vetë, diskutuam sfidat. Ishte një takim me përmbajtje sepse kemi diskutuar përmbajtjen e një marrëveshje potenciale  Kosovë-Serbi”, ka thënë Haradinaj.

Ai shtoi se kanë diskutuar në detaje për këtë marrëveshje të mundshme duke kaluar nen për nen dhe se do të japë kontributin e tij.

“Në diskutim për krejt nenet e marrëveshjes. Preambulën për nenet. Kemi provuar të japim kontributin tonë si AAK që Kosova të arrijë sukses. Besoj se duhet të vazhdojmë më tutje me aleatët tonë, Amerikën dhe evropianët”, ka shtuar Haradinaj.

Kryeministri Kurti ditën e djeshme njoftoi se kishte ftuar krerëtr e opozitës në një takim por ka qenë vetëm Haradinaj ai që ju përgjigj pozitivisht ftesës pasi Memli Krasniqi dhe Abdixhiku e refuzuan atë.

albin kurti ramush haradinaj

Sondazh

Poll